Parashikimi i motit, e martë, 21 nëntor 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime kryesisht në zonën e qendrës dhe jug. Vranësirat e dendura në zonën e veriperëndimit do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë. Reshjet në këtë zonë do të jenë në periudha afatshkurtra problematike në formën e stuhive të forta dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër. Në qendër dhe jug reshjet të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Mjegull / mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-10m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era intensive dhe relativisht problematike dhe fiton shpejtësi deri në 15-20m/sek.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 6/18 | Re shi |
Kukës | 5/14 | Diell re shi |
Lezhë | 5/17 | Re shi |
Dibër | 2/15 | Diell re shi |
Durrës | 9/20 | Diell re shi |
Tiranë | 9/20 | Diell re shi |
Elbasan | 6/19 | Diell re shi |
Berat | 4/22 | Diell re shi |
Vlorë | 10/23 | Diell re shi |
Korçë | 2/15 | Diell re |
Gjirokastër | 2/18 | Diell re shi |
Sarandë | 10/20 | Diell re shi |