Parashikimi i motit, e martë, 26 mars 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një sistemi frontal shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira të dendura për pjesën më të madhe të 24-orëshit si dhe intervale tepër afatshkurtra me diell. Vranësirat deri në orët e pasdites do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.
Prej orëve të pasdites reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të territorit.
Në orët e vona të mbrëmjes përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në momentin e reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim nga verilindje – juglindje relativisht intensive me shpejtësi mesatare 3-9 m/s, përgjatë vijës bregdetare e lugina era bëhet tepër intensive dhe shpejtësi 14-20m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 10/19 | Re shi |
Kukës | 5/17 | Re shi |
Lezhë | 8/17 | Re shi |
Dibër | 4/14 | Re shi |
Durrës | 11/20 | Re shi |
Tiranë | 13/19 | Re shi |
Elbasan | 11/20 | Re shi |
Berat | 12/22 | Re shi |
Vlorë | 13/22 | Re shi |
Korçë | 7/15 | Re shi |
Gjirokastër | 12/18 | Re shi |
Sarandë | 14/18 | Re shi |