Parashikimi i motit, e martë, 26 shtator 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Vranësirat e dendura do të jenë më tepër të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje dhe zonën e jugut. Në zonën e jugut reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në mënyrë të izoluar deri mesatar në formën e shtrëngatave. Mjegullinë nga reshjet e shiut në zonën e jugut.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive dhe shpejtësi 10-12 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 16/25 | Diell re |
Kukës | 14/25 | Re diell |
Lezhë | 15/25 | Diell re |
Dibër | 11/22 | Re diell |
Durrës | 16/29 | Diell re |
Tiranë | 18/26 | Diell re |
Elbasan | 14/28 | Diell re |
Berat | 16/26 | Diell re |
Vlorë | 16/28 | Diell re/shi |
Korçë | 12/25 | Re shi / diell |
Gjirokastër | 14/27 | Diell / re shi |
Sarandë | 18/26 | Diell / re shi |