Parashikimi i motit, e martë, 3 tetor 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellet e vranësira të pakta kalimtare kryesisht në jug. Prezencë te mjegullinës përgjatë luginave.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin verior dhe lugina era fiton shpejtësi 10-14 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 15/27 | Diell |
Kukës | 10/24 | Diell |
Lezhë | 17/28 | Diell |
Dibër | 8/25 | Diell |
Durrës | 15/32 | Diell |
Tiranë | 14/29 | Diell |
Elbasan | 15/28 | Diell |
Berat | 12/27 | Diell pak re |
Vlorë | 15/27 | Diell pak re |
Korçë | 9/20 | Diell pak re |
Gjirokastër | 9/28 | Diell pak re |
Sarandë | 15/26 | Diell pak re |