Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata por të ftohta.
Moti parashikohet me vranësira të pakta, kalimtare në orët e paradites përgjatë relieveve malore në veri të vendit. Më pas mot i kthjellët në të gjithë territorin dhe kohëzgjatje të orëve me diell. Prani e ngricave përgjatë akseve rrugore në relievet malore. Prezencë e mjegullës së dendur/mjegullinës dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 10-14m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 0/11 | Diell |
Kukës | 2/6 | Diell |
Lezhë | 2/11 | Diell |
Dibër | -4/6 | Diell |
Durrës | 2/14 | Diell |
Tiranë | 2/13 | Diell |
Elbasan | 3/13 | Diell |
Berat | -2/13 | Diell |
Vlorë | 2/13 | Diell |
Korçë | -4/4 | Diell |
Gjirokastër | -3/10 | Diell |
Sarandë | 3/14 | Diell |
Në seancën plenare të ditës së enjte u votuan disa projektligje të hedhura për diskutim.…
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, ka bërë me dije se Bindja…
82% e shqiptarëve ndihen sot më të sigurt. Kështu deklaroi Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha,…
Shkodra u zgjua mëngjesin e sotëm nga një shpërthim me tritol që u vendos tek…
Kutitë e zeza të gjetura një ditë më parë pritet të zbulojnë shkakun e aksidentit…
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një automjet në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur…
This website uses cookies.