Parashikimi i motit, e martë, 5 dhjetor 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si edhe alternime kthjellimesh përgjatë Ultësirës Perëndimore. Në orët e pasdites përgjatë vijës bregdetare reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Mjegullinë lokale nëpër zonat luginore në orët e para të mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina në orët e mesditës e në vazhdim era fiton shpejtësi 10-15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 4/7 | Re diell |
Kukës | 7/13 | Re diell |
Lezhë | 9/14 | Re diell |
Dibër | 2/6 | Re diell |
Durrës | 10/17 | Re diell |
Tiranë | 9/18 | Re diell |
Elbasan | 8/16 | Re diell |
Berat | 6/16 | Re diell |
Vlorë | 10/17 | Re diell |
Korçë | 5/6 | Re diell |
Gjirokastër | 6/18 | Re diell |
Sarandë | 12/20 | Re diell |