Parashikimi i motit, e martë, 6 shkurt 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore jugperëndimore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash e kthjellime në pjesën e dytë të ditës. Prani e ngricave përgjatë akseve rrugore në relievet malore. Prezencë e mjegullës së dendur / mjegullinës dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit përgjat zonave luginore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 4/17 | Re diell |
Kukës | 3/18 | Re diell |
Lezhë | 2/14 | Re diell |
Dibër | 2/11 | Re diell |
Durrës | 4/19 | Re diell |
Tiranë | 6/19 | Re diell |
Elbasan | 5/19 | Re diell |
Berat | 1/19 | Re diell |
Vlorë | 6/20 | Re diell |
Korçë | 3/15 | Re diell |
Gjirokastër | -1/16 | Re diell |
Sarandë | 6/19 | Re diell |