Parashikimi i motit, e martë, 7 nëntor 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime të herëpashershme në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar zonën e juglindjes ku do të kemi mbizotërim të motit të kthjellët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era me shpejtësi 10-12m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 13/23 | Diell re |
Kukës | 11/22 | Diell re |
Lezhë | 14/23 | Diell re |
Dibër | 11/19 | Diell re |
Durrës | 14/24 | Diell re |
Tiranë | 14/24 | Diell re |
Elbasan | 13/24 | Diell re |
Berat | 15/25 | Diell re |
Vlorë | 15/24 | Diell re |
Korçë | 11/19 | Diell re |
Gjirokastër | 13/22 | Diell re |
Sarandë | 14/23 | Diell re |