Parashikimi i motit, e martë, 9 korrik
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me masa ajrore të nxehta me origjinë jugore si dhe falë ndikimit të Anticiklonit Afrikan.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin, më pas vranësira mesatare deri të dendura nga orët e mesditës e pasdite.
Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente nga orët e mesditës pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore në relievet malore të saj, ku priten reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Ndërsa në jug e kryesisht në juglindje reshje shiu me intensitet të ulët e hera-herës mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në momentin e zhvillimit të vranësirave era bëhet relativisht intensive fiton shpejtësi 10-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 20/36 | Diell re |
Kukës | 19/35 | Diell re shi |
Lezhë | 20/35 | Diell re |
Dibër | 17/36 | Diell re shi |
Durrës | 20/36 | Diell re |
Tiranë | 23/36 | Diell re shi |
Elbasan | 21/38 | Diell re shi |
Berat | 19/38 | Diell re shi |
Vlorë | 20/35 | Diell re shi |
Korçë | 18/32 | Diell re shi |
Gjirokastër | 16/38 | Diell re shi |
Sarandë | 21/33 | Diell re shi |