Parashikimi i motit, e martë, 9 prill 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si dhe vlera të larta presioni si rezultat i depërtimit të Anticiklonit Afrikan dhe ai i Azoreve. Shoqëruar me vlera të larta të presionit atmosferik dhe temperatura të larta.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell, nërsa vranësira mesatare të tipit transparent kalimtare priten të jenë të pranishme në orët e mesditës më pas mot i kthjellët.
Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 8-10m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 13/29 | Diell |
Kukës | 12/23 | Diell |
Lezhë | 16/28 | Diell |
Dibër | 11/25 | Diell |
Durrës | 13/28 | Diell |
Tiranë | 15/28 | Diell |
Elbasan | 13/29 | Diell |
Berat | 11/29 | Diell |
Vlorë | 11/28 | Diell |
Korçë | 10/22 | Diell |
Gjirokastër | 9/28 | Diell |
Sarandë | 13/26 | Diell |