Parashikimi i motit, e mërkurë, 10 korrik
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore të jugut dhe lindje të territorit në orët e mesditës dhe pasdites. Në relievet malore të jugut dhe lindje të territorit në orët e nxehta të ditës (mesditë deri pasdite) zhvillim i shpejtë i vranësirave vertikale të cila do të shoqërohen me reshje shiu të dobta si dhe për një periudhë të shkurtër kohore reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve në këto zona. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e zhvillimit të vranësirave vertikale (prani e reshjeve të shiut).
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në momentin e zhvillimit të vranësirave vertikale era bëhet relativisht intensive dhe fiton shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 24/38 | Diell re |
Kukës | 23/36 | Diell re shi |
Lezhë | 22/37 | Diell re |
Dibër | 20/37 | Diell re shi |
Durrës | 32/38 | Diell re |
Tiranë | 25/39 | Diell |
Elbasan | 23/41 | Diell |
Berat | 21/42 | Diell re shi |
Vlorë | 25/36 | Diell re |
Korçë | 22/34 | Diell re shi |
Gjirokastër | 24/40 | Diell re shi |
Sarandë | 24/35 | Diell |