Parashikimi i motit, e mërkurë, 11 shtator 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime për pjesën e parë të ditës më pas alternime vranësirash të cilat parashikohen më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të dobta e lokale në relievet malore të vendit në orët e mesditës deri pasdites. Në intervale të shkurtra kohore shtrëngata të izoluara kryesisht në majat e maleve në lindje të vendit.
Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare era me shpejtësi 5-12 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 17/30 | Diell re |
Kukës | 14/26 | Diell re shi |
Lezhë | 17/29 | Diell re |
Dibër | 15/26 | Diell re shi |
Durrës | 18/32 | Diell re |
Tiranë | 18/32 | Diell re shi (në male) |
Elbasan | 17/29 | Diell re shi (në male) |
Berat | 18/27 | Diell re |
Vlorë | 18/28 | Diell re |
Korcë | 13/24 | Diell re shi |
Gjirokastër | 16/28 | Diell re shi(në male) |
Sarandë | 18/28 | Diell re shi(në male) |