Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë verilindore.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash deri të dendura nga orët e para të ditës kryesisht në relievet malore në jug të territorit. Vranësirat të cilat që në orët e para të 24-orëshit në jug të territorit në relievet malore pritet të shoqërohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në mesditë pritet ndërprerja e tyre në të gjithë territorin. Mjegull / mjegullinë dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.
Era parashikohet të fryjë nga kuadratin e veriut me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë veriperëndimor dhe zonat luginore fiton shpejtësi 10-12 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 5/18 | Diell pak re |
Kukës | 4/9 | Diell pak re |
Lezhë | 9/17 | Diell pak re |
Dibër | 3/10 | Diell re |
Durrës | 9/22 | Diell pak re |
Tiranë | 10/22 | Diell pak re |
Elbasan | 9/21 | Diell pak re |
Berat | 6/23 | Diell pak re |
Vlorë | 9/20 | Diell re |
Korçë | 4/12 | Re shi diell |
Gjirokastër | 6/19 | Re shi diell |
Sarandë | 13/21 | Re shi diell |
UEFA ka publikuar emrat e skuadrës së arbitrave që do të vendosin drejtësi në ndeshjen…
Bekim Balaj ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare. Sulmuesi kuqezi, i cili aktivizohet në…
Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) ka nisur përgatitjet për edicionin e tij…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda deklaroi të mërkurën se, shumë shpejt…
Festat e fundit po ndjehen më herët në Shkodër. Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në Bashkinë…
Duke nisur nga java e ardhshme çdo institucion shkollor duhet të jetë i pajisur me…
This website uses cookies.