Parashikimi i motit, e mërkurë, 13 shtator 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare (transparente dhe të larta) në orët e mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatatare deri në 5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të fitojë shpejtësi deri në 8m/sek.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 19/33 | Diell |
Kukës | 14/32 | Diell |
Lezhë | 17/33 | Diell |
Dibër | 16/32 | Diell |
Durrës | 20/34 | Diell |
Tiranë | 22/35 | Diell |
Elbasan | 22/36 | Diell |
Berat | 15/36 | Diell |
Vlorë | 16/32 | Diell |
Korçë | 14/30 | Diell |
Gjirokastër | 13/35 | Diell |
Sarandë | 19/32 | Diell |