Parashikimi i motit, e mërkurë, 15 maj 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe kthjellimesh. Vranësirat që në orët e para të ditës kryesisht në veri do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe afatshkurtra me intensitet të ulët e lokalisht mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Nga orët e mesditës reshjet lokalizohen në relievet malore të vendit në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Nga orët e pasdites reshjet humbasin territor dhe pritet ndërprerja e tyre në të gjithë territorin. Mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje- jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 6-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 16/24 | Re shi diell |
Kukës | 8/23 | Re shi diell |
Lezhë | 14/24 | Re shi diell |
Dibër | 7/20 | Re shi diell |
Durrës | 16/28 | Diell re |
Tiranë | 18/26 | Diell re shi |
Elbasan | 16/28 | Diell re shi |
Berat | 15/27 | Diell re shi |
Vlorë | 16/28 | Diell re |
Korçë | 7/20 | Diell re shi |
Gjirokastër | 13/25 | Diell re |
Sarandë | 17/26 | Diell re |