Parashikimi i motit, e mërkurë, 16 tetor 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të thata e të ngrohta me origjinë jugore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare. Mjegullë/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi 10m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 11/27 | Diell pak re |
Kukës | 6/20 | Diell pak re |
Lezhë | 11/25 | Diell pak re |
Dibër | 8/22 | Diell pak re |
Durrës | 13/26 | Diell pak re |
Tiranë | 14/27 | Diell pak re |
Elbasan | 13/26 | Diell pak re |
Berat | 11/27 | Diell pak re |
Vlorë | 11/25 | Diell pak re |
Korçë | 5/21 | Diell pak re |
Gjirokastër | 8/25 | Diell pak re |
Sarandë | 13/25 | Diell pak re |