Parashikimi i motit, e mërkurë, 21 gusht 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe nga orët e mesditës shtim të vranësirave mesatare e hera-herës të dendura kryesisht në relievet malore lindje e juglindje. Reshjet e shiut me intensitet të ulët (në formë pikash) pritet të jenë prezente nga orët e mesditës deri pasdite në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet kodrinore-malore kryesisht në lindje e juglindje reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e hera-herës mesatar shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Në mbrëmje pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijë bregdetare e kryesisht në atë jugor pas orëve të mesditës lugina e male fiton shpejtësi deri 10-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 15/33 | Diell re shi |
Kukës | 19/34 | Diell re shi |
Lezhë | 21/34 | Diell re shi |
Dibër | 16/32 | Diell re shi |
Durrës | 20/36 | Diell re shi |
Tiranë | 22/36 | Diell re shi |
Elbasan | 18/36 | Diell re shi |
Berat | 18/36 | Diell re shi |
Vlorë | 20/34 | Diell re shi |
Korçë | 15/30 | Diell re shi |
Gjirokastër | 19/36 | Diell re shi |
Sarandë | 20/35 | Diell re shi |