Parashikimi i motit, e mërkurë, 22 maj
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare kalimtare e hera-herës të dendura në relievet malore në veri e në juglindje nga orët e mëngjesit. Vranësirat në veri e përgjatë relieveve malore në juglindje do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në periudha afatshkurtra shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor e lokalizohen në veriperëndim të vendit dhe me intensitet të ulët.
Mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut dhe prezencës së rërës në ajër.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 12/27 | Diell re shi |
Kukës | 11/25 | Diell re shi |
Lezhë | 15/27 | Diell re shi |
Dibër | 11/26 | Diell re shi |
Durrës | 14/29 | Diell re |
Tiranë | 18/28 | Diell re shi |
Elbasan | 18/30 | Diell re shi |
Berat | 16/30 | Diell re shi |
Vlorë | 16/30 | Diell re |
Korçë | 10/23 | Diell re |
Gjirokastër | 14/28 | Diell re |
Sarandë | 15/27 | Diell re |