Parashikimi i motit, e mërkurë, 22 nëntor 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime kryesisht në zonën e qendrës dhe jug.
Vranësirat e dendura në zonën e veriperëndimit dhe lokalisht jug do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar lokalisht dhe në periudha afatshkurtra deri të lartë.
Reshjet në këto zona do të jenë në periudha afatshkurtra problematike në formën e stuhive të forta dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër. Në qendër reshjet të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Mjegull / mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-10m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era intensive dhe relativisht problematike dhe fiton shpejtësi deri në 15-20m/sek.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 9/17 | Re shi |
Kukës | 7/12 | Diell re shi |
Lezhë | 9/18 | Re shi |
Dibër | 5/13 | Diell re shi |
Durrës | 11/21 | Diell re shi |
Tiranë | 12/21 | Diell re shi |
Elbasan | 8/23 | Diell re shi |
Berat | 9/23 | Diell re shi |
Vlorë | 11/22 | Diell re shi |
Korçë | 6/12 | Diell re shi |
Gjirokastër | 5/17 | Diell re shi |
Sarandë | 14/17 | Diell re shi |