Parashikimi i motit, e mërkurë, 24 janar 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës. Prani e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-15m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | -3/8 | Diell re |
Kukës | -8/-1 | Diell re |
Lezhë | -4/7 | Diell re |
Dibër | -10/2 | Diell re |
Durrës | 0/10 | Diell re |
Tiranë | -2/10 | Diell re |
Elbasan | -3/8 | Diell re |
Berat | -2/10 | Diell re |
Vlorë | 0/10 | Diell re |
Korçë | -10/-1 | Diell re |
Gjirokastër | -5/6 | Diell re |
Sarandë | 2/10 | Diell re |