Parashikimi i motit, e mërkurë, 25 shtator 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore në një situatë pasfrontale.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura me këto të fundit më tepër prezente në pjesën e parë të ditës. Deri në orët e mesditës në një pjesë të madhe të territorit reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit. Në zonën e veriperëndimit reshjet lokalisht me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Pas orëve të mesditës reshje shiu të izoluara dhe të dobta kryesisht në relievet kodrinore – malore në lindje. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 8-14m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 17/25 | Re shi diell |
Kukës | 9/26 | Re shi diell |
Lezhë | 17/25 | Re shi diell |
Dibër | 14/25 | Re shi diell |
Durrës | 16/25 | Re shi diell |
Tiranë | 19/26 | Re shi diell |
Elbasan | 17/27 | Re shi diell |
Berat | 18/27 | Re shi diell |
Vlorë | 18/26 | Re shi diell |
Korçë | 10/22 | Re shi diell |
Gjirokastër | 13/28 | Re shi diell |
Sarandë | 19/27 | Re shi diell |