Parashikimi i motit, e mërkurë, 25 tetor 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i vranët në të gjithë territorin. Deri në orët e pasdites vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes reshjet në një pjesë të madhe të territorit me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në periudha afatshkurtra reshjet të rrëmbyeshme dhe tepër intensive.
Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-9 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era relativisht intensive dhe shpejtësi 12-16m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 14/24 | Re shi |
Kukës | 12/25 | Re shi |
Lezhë | 14/23 | Re shi |
Dibër | 10/24 | Re shi |
Durrës | 16/28 | Re shi |
Tiranë | 16/28 | Re shi |
Elbasan | 17/27 | Re shi |
Berat | 16/28 | Re shi |
Vlorë | 14/24 | Re shi |
Korçë | 10/22 | Re shi |
Gjirokastër | 13/27 | Re shi |
Sarandë | 17/24 | Re shi |