Parashikimi i motit, e mërkurë, 27 mars 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të ndikimit të masave ajrore të lagështa jugperëndimore me origjinë nga Azoret si dhe depërtimit të një mase edhe më të ngrohtë me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet fillimisht me alternime vranësirash mesatare dhe të dendura të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave të herëpasherëshme e rrebesheve të shpejta në pjesën më të madhe të vendit në orët e para të ditës. Pas orëve të mesditës parashikohen intervale të herëpasherëshme kthjellimi, ndërsa reshjet do të jenë lokale, me intensitet të ulët dhe lokalizohen kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet riaktivizohen sërish.
Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në momentin e reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-9m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era parashikohet intensive dhe problematike, me forcën e Tufanit me shpejtësi 14-22m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-6 ballë.
Theksohet rritje e ndjeshme e temperaturave në të dyja vlerat për shkak të depërtimit të një mase të ngrohtë me origjinë nga Afrika e Veriut si dhe erës jugore.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 10/24 | Re shi diell |
Kukës | 6/18 | Re shi diell |
Lezhë | 12/24 | Re shi diell |
Dibër | 5/17 | Re shi diell |
Durrës | 13/25 | Re shi diell |
Tiranë | 12/25 | Re shi diell |
Elbasan | 12/24 | Re shi diell |
Berat | 12/26 | Re shi diell |
Vlorë | 14/26 | Re shi diell |
Korçë | 5/16 | Re shi diell |
Gjirokastër | 12/24 | Re shi diell |
Sarandë | 14/25 | Re shi diell |