Parashikimi i motit, e mërkurë, 4 tetor 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Mjegullina do të jetë prezente përgjatë luginave.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 11m/sek. Valëzimi në dete të do të jetë i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 15/29 | Diell pak re |
Kukës | 11/26 | Diell pakl re |
Lezhë | 19/29 | Diell |
Dibër | 9/24 | Diell |
Durrës | 18/30 | Diell |
Tiranë | 18/30 | Diell pak re |
Elbasan | 17/30 | Diell |
Berat | 13/30 | Diell pak re |
Vlorë | 17/28 | Diell pak re |
Korçë | 11/24 | Diell pak re |
Gjirokastër | 10/29 | Diell pak re |
Sarandë | 16/28 | Diell |