Parashikimi i motit, e mërkurë, 5 qershor
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Masat ajrore që qarkullojnë janë të ngrohta e të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira mesatare e hera-herës të dendura, kryesisht në jug. Prezencë të reshjeve të shiut me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në jug të territorit. Pas orëve të mesditës reshjet izolohen në relievet e larta malore në jug dhe në verilindje të territorit më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 16/30 | Diell re |
Kukës | 13/30 | Diell re |
Lezhë | 15/30 | Diell re |
Dibër | 12/31 | Diell re |
Durrës | 17/32 | Diell re |
Tiranë | 18/31 | Diell re |
Elbasan | 15/32 | Diell re |
Berat | 14/32 | Diell re |
Vlorë | 17/30 | Diell re si |
Korçë | 13/29 | Diell re shi |
Gjirokastër | 10/31 | Diell re shi |
Sarandë | 16/30 | Diell re |