Parashikimi i motit, e mërkurë, 6 dhjetor 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në periudha afatshkurtra deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore në verilindje reshje të dobëta dëbore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 6/12 | Re shi |
Kukës | 3/7 | Re shi |
Lezhë | 6/12 | Re shi |
Dibër | 2/6 | Re shi |
Durrës | 10/14 | Re shi |
Tiranë | 10/14 | Re shi |
Elbasan | 8/13 | Re shi |
Berat | 8/14 | Re shi |
Vlorë | 9/14 | Re shi |
Korçë | 4/6 | Re shi |
Gjirokastër | 6/13 | Re shi |
Sarandë | 11/14 | Re shi |