Parashikimi i motit, e mërkurë, 7 shkurt 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura dhe kryesisht vranësira të larta dhe transparente. Në zonën e veriperëndimit në pjesën e parë të ditës reshje shiu të izoluara dhe afatshkurtra si dhe intensitet të ulët. Prezencë e mjegullës së dendur / mjegullinës dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 3/16 | Diell re |
Kukës | 0/17 | Diell re |
Lezhë | 2/17 | Diell re |
Dibër | 0/16 | Diell re |
Durrës | 3/20 | Diell re |
Tiranë | 4/21 | Diell re |
Elbasan | 5/21 | Diell re |
Berat | 0/22 | Diell re |
Vlorë | 0/20 | Diell re |
Korçë | -1/16 | Diell re |
Gjirokastër | -3/18 | Diell re |
Sarandë | 2/20 | Diell re |