Parashikimi i motit, e mërkurë, 9 tetor 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme  për shkak të masave ajrore të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet në orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e mesditës me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër reshjet në periudha tepër afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Pas orëve të mesditës mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim relativisht intensive me shpejtësi mesatare 3-10 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugor dhe zonat luginore era bëhet intensive me shpejtësi 12-18 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër14/22Re shi diell
Kukës12/20Re shi diell
Lezhë14/22Re shi diell
Dibër10/20Re shi diell
Durrës15/26Re shi diell
Tiranë16/26Re shi diell
Elbasan14/27Re shi diell
Berat15/29Re shi diell
Vlorë17/27Re shi diell
Korçë10/21Re shi diell
Gjirokastër12/27Re shi diell
Sarandë17/26Re shi diell
A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.