Parashikimi i motit, e premte, 1 dhjetor 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe alternime kthjellimesh kryesisht në zonën qendrore. Në zonën e veriperëndimit reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e jugu reshje shiu me intensitet të ulët lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave tepër afatshkurtra. Mjegullinë për shkak të reshjeve.
Era do të fryjë intensive me drejtim jug – juglindje me shpejtesi mesatare 2-9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina erë intensive e problematike me shpejtësi 12-18m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 7/18 | Diell re shi |
Kukës | 3/169 | Diell re |
Lezhë | 5/18 | Diell re shi |
Dibër | 3/12 | Diell re |
Durrës | 9/22 | Diell re |
Tiranë | 10/21 | Diell re |
Elbasan | 9/19 | Diell re |
Berat | 7/21 | Diell re |
Vlorë | 9/21 | Diell re shi |
Korçë | 4/14 | Diell re |
Gjirokastër | 6/14 | Diell re shi |
Sarandë | 10/20 | Diell re shi |