Parashikimi i motit, e premte, 10 maj 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura më të theksuara në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet kodrinore – malore në periudha tepër afatshkurtra reshjet në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegullinë përgjatë zonave luginore nga orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 6-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 13/24 | Diell re shi |
Kukës | 10/22 | Diell re shi |
Lezhë | 11/24 | Diell re shi |
Dibër | 9/22 | Diell re shi |
Durrës | 11/23 | Diell re shi |
Tiranë | 14/25 | Diell re shi |
Elbasan | 12/26 | Diell re shi |
Berat | 11/25 | Diell re shi |
Vlorë | 12/23 | Diell re shi |
Korçë | 7/21 | Diell re shi |
Gjirokastër | 8/24 | Diell re shi |
Sarandë | 12/22 | Diell re shi |