Parashikimi i motit, e premte, 11 tetor 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si pasojë e masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe alternime kthjellimesh kryesisht pas orëve të mesditës. Ndërsa pas orëve të mesditës vranësirat deri të dendura izolohen në juglindje ndërsa pjesa tjetër mot kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në veriperëndim e pjesërisht në qendër reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar deri të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor dhe intensitet duke u bërë reshje shiu lokale kryesisht në relievet malore të territori. Mjegullinë dhe shikim i redukutar në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, pas orëve të mesditës era ndërron drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 17/25 | Re shi diell |
Kukës | 14/24 | Diell re shi |
Lezhë | 17/25 | Re shi diell |
Dibër | 13/24 | Dielll re shi |
Durrës | 20/26 | Re shi diell |
Tiranë | 21/27 | Diell re shi |
Elbasan | 18/26 | Diell re shi |
Berat | 20/27 | Diell re shi |
Vlorë | 17/26 | Diell re shi |
Korcë | 12/23 | Diell re shi |
Gjirokastër | 13/28 | Diell re shi |
Sarandë | 17/25 | Diell re shi |