Parashikimi i motit, e premte, 12 prill 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të ngrohta dhe të thata jugore.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell si dhe nuk do të mungojnë vrenësirat e pakta kalimtare të larta transparente në orët e mesditës. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 8 -10m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 14/28 | Diell |
Kukës | 11/24 | Diell |
Lezhë | 12/29 | Diell |
Dibër | 9/24 | Diell |
Durrës | 15/27 | Diell |
Tiranë | 15/29 | Diell |
Elbasan | 15/28 | Diell |
Berat | 10/26 | Diell |
Vlorë | 12/26 | Diell |
Korçë | 10/24 | Diell |
Gjirokastër | 9/26 | Diell |
Sarandë | 14/24 | Diell |