Parashikimi i motit, e premte, 15 mars 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të herëpasherëshme. Në orët e mesditës deri ato të pasdites reshje të dobta shiu në formë pikash përgjatë relieveve malore të vendit. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 11m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 6/18 | Diell re |
Kukës | 5/14 | Diell re shi |
Lezhë | 6/17 | Diell re |
Dibër | 3/13 | Diell re |
Durrës | 7/21 | Diell re shi |
Tiranë | 8/21 | Diell re |
Elbasan | 7/19 | Diell re shi |
Berat | 5/19 | Diell re shi |
Vlorë | 9/18 | Diell re shi |
Korçë | 2/12 | Diell re shi |
Gjirokastër | 3/18 | Diell re |
Sarandë | 7/18 | Diell re |