Parashikimi i motit, e premte, 20 shtator 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht te paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit dhe do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme deri në orët e pasdites me intensitet të ulët e lokalisht mesatar me shtrëngata afatshkurtra të izoluara, kryesisht në relievet kodrinore-malore te vendit.
Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim -juglindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 15/25 | Re shi diell |
Kukës | 13/21 | Re shi diell |
Lezhë | 16/25 | Re shi diell |
Dibër | 11/18 | Re shi diell |
Durrës | 17/27 | Diell re shi |
Tiranë | 16/27 | Diell re shi |
Elbasan | 16/26 | Diell re shi |
Berat | 16/26 | Diell re shi |
Vlorë | 16/26 | Diell re shi |
Korcë | 12/17 | Re shi diell |
Gjirokastër | 15/23 | Diell re shi |
Sarandë | 16/26 | Re shi diell |