Parashikimi i motit, e premte, 22 dhjetor 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të pasohen më reshje shiu që nisin pas orëve të mesnatës fillimisht në veri dhe qendër. Reshjet do të jenë më intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave të herëpasherëshme si dhe stuhi afatshkurtra.
Në relievet malore të vendit në veri, verilindje dhe juglindje parashikohen reshje bore më intensitet të ulët në lartësitë mbi 700m. Mjegull / mjegullinë e reduktim shikimi në orët e mëngjesit për shkak të reshjeve si dhe nuk do të mungojnë ngricat përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim veri-veriperëndim me shpejtesi mesatare 1-8m/sek, ndërsa në bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri 10-14m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 4/13 | Re shi diell |
Kukës | 0/8 | Re shi borë |
Lezhë | 6/13 | Re shi diell |
Dibër | 0/7 | Re shi borë |
Durrës | 6/15 | Re shi diell |
Tiranë | 7/15 | Re shi diell |
Elbasan | 5/13 | Re shi diell |
Berat | 3/15 | Re shi diell |
Vlorë | 4/14 | Re shi diell |
Korcë | 0/6 | Re shi borë |
Gjirokastër | 0/14 | Re shi diell |
Sarandë | 5/14 | Re shi diell |