Parashikimi i motit, e premte, 22 shtator 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht të nxehta me origjinë jugore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në zonën e veriut. Duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes shtim vranësirash deri të dendura duke filluar nga ultësira perëndimore për tu shtrirë më pas në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore erë intensive dhe shpejtësi deri në 15m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 21/35 | Diell |
Kukës | 18/33 | Diell |
Lezhë | 18/34 | Diell |
Dibër | 16/33 | Diell |
Durrës | 20/35 | Diell |
Tiranë | 23/34 | Diell |
Elbasan | 20/36 | Diell |
Berat | 21/35 | Diell |
Vlorë | 21/32 | Diell |
Korçë | 16/31 | Diell |
Gjirokastër | 18/35 | Diell |
Sarandë | 19/31 | Diell |