Parashikimi i motit, e premte, 26 janar 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Prani e ngricave përgjatë akseve rrugore. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-14m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | -1/14 | Diell |
Kukës | -2/9 | Diell |
Lezhë | 0/13 | Diell |
Dibër | -4/12 | Diell |
Durrës | 1/14 | Diell |
Tiranë | 2/15 | Diell |
Elbasan | 0/15 | Diell |
Berat | -1/16 | Diell |
Vlorë | 1/14 | Diell |
Korçë | -5/6 | Diell |
Gjirokastër | -2/16 | Diell |
Sarandë | 5/16 | Diell |