Parashikimi i motit, e premte, 27 tetor 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në mesatar në veriperëndim dhe lokalisht në formën e shtrëngatave afatshkurtra, ndërsa në jug reshjet me intensitet të ulë në relievet malore. Mjegullinë në orët e mëngjesit nga reshjet e shiut.
Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jug me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era relativisht intensive dhe shpejtësi 16m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 17/21 | Re shi |
Kukës | 13/25 | Re shi diell |
Lezhë | 19/23 | Re shi |
Dibër | 12/21 | Re shi diell |
Durrës | 18/25 | Re shi |
Tiranë | 20/23 | Re shi diell |
Elbasan | 18/24 | Re shi diell |
Berat | 18/27 | Re diell |
Vlorë | 19/27 | Re shi |
Korçë | 11/25 | Re shi diell |
Gjirokastër | 19/27 | Re diell |
Sarandë | 20/26 | Re shi |