Parashikimi i motit, e premte, 28 mars 2025

sh5

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me kthjellime kryesisht në orët e pasdites.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht deri mesatar kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug,  e lugina era hera-herës do të arrijë shpejtësi 6-11 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.