Parashikimi i motit, e premte, 29 mars 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata dhe të ngrohta me origjinë jugore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e para të mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 6-8m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 11/21 | Diell |
Kukës | 9/20 | Diell |
Lezhë | 11/23 | Diell |
Dibër | 8/21 | Diell |
Durrës | 12/25 | Diell |
Tiranë | 14/26 | Diell |
Elbasan | 12/27 | Diell |
Berat | 12/24 | Diell |
Vlorë | 13/28 | Diell |
Korçë | 9/20 | Diell |
Gjirokastër | 11/27 | Diell |
Sarandë | 12/23 | Diell |