Parashikimi i motit, e premte, 29 nëntor 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të ndikimit të një qendre me presion të ulët me origjinë veriore,  shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe më të ftohta nga ditët e fundit që lamë pas.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe reshje të herëpashershme shiu të cilat do të bëhen prezentë që në orët e para të 24-orëshit. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në pothuajse të gjithë vendin. Lokalisht reshje në formë breshëri. Në jugperëndim në mesditë në intervale të shkurtra kohore rreshjë shiu me intensitet deri të lartë. Në alpe dhe relievet malore në veri dhe verilindje në lartësinë mbi 800 m reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar, ndërsa në juglindje në lartësinë mbi 1000 m reshje dëbore me intensitet të ulët.

Mjegull e dendur lokale/ mjegullinë në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve të borës dhe shiut.

Era parashikohet të fryjë me drejtim jugperëndim- verilindje me shpejtësi mesatare 7-16 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër7/12Re shi
Kukës2/5Re shi borë
Lezhë6/12Re shi
Dibër3/5Re shi borë
Durrës11/15Re shi
Tiranë11/14Re shi
Elbasan9/13Re shi
Berat9/16Re shi
Vlorë12/15Re shi
Korcë4/7Re shi borë
Gjirokastër5/14Re shi
Sarandë11/15Re shi
A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.