Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të ndikimit të një qendre me presion të ulët me origjinë veriore, shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe më të ftohta nga ditët e fundit që lamë pas.
Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe reshje të herëpashershme shiu të cilat do të bëhen prezentë që në orët e para të 24-orëshit. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në pothuajse të gjithë vendin. Lokalisht reshje në formë breshëri. Në jugperëndim në mesditë në intervale të shkurtra kohore rreshjë shiu me intensitet deri të lartë. Në alpe dhe relievet malore në veri dhe verilindje në lartësinë mbi 800 m reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar, ndërsa në juglindje në lartësinë mbi 1000 m reshje dëbore me intensitet të ulët.
Mjegull e dendur lokale/ mjegullinë në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve të borës dhe shiut.
Era parashikohet të fryjë me drejtim jugperëndim- verilindje me shpejtësi mesatare 7-16 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 7/12 | Re shi |
Kukës | 2/5 | Re shi borë |
Lezhë | 6/12 | Re shi |
Dibër | 3/5 | Re shi borë |
Durrës | 11/15 | Re shi |
Tiranë | 11/14 | Re shi |
Elbasan | 9/13 | Re shi |
Berat | 9/16 | Re shi |
Vlorë | 12/15 | Re shi |
Korcë | 4/7 | Re shi borë |
Gjirokastër | 5/14 | Re shi |
Sarandë | 11/15 | Re shi |
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.