Parashikimi i motit, e premte, 3 maj 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare e të dendura dhe kthjellime. Duke filluar prej orëve të para të mëngjesit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar hera –herës me shkarkesa elektrike. Nga orët e pasdites reshjet humbasin intensitet. Mjegull / mjegullinë në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim nga perëndimi me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 12/22 | Re shi diell |
Kukës | 8/22 | Re shi diell |
Lezhë | 13/20 | Re shi diell |
Dibër | 10/19 | Re shi diell |
Durrës | 11/23 | Re shi diell |
Tiranë | 15/21 | Re shi diell |
Elbasan | 13/23 | Re shi diell |
Berat | 14/22 | Re shi diell |
Vlorë | 12/20 | Re shi diell |
Korçë | 8/18 | Re shi diell |
Gjirokastër | 11/22 | Re shi diell |
Sarandë | 13/21 | Re shi diell |