Parashikimi i motit, e premte, 3 nëntor 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash të cilat vijnë gradualisht në shtim deri të dendura. Pas orëve të mesditës mot me vranësira të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Prej orëve të mesditës reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes reshjet në një pjesë të madhe të vendit me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër. Në periudha afatshkurtra reshjet të rrëmbyeshme.
Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-12m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era tepër intensive dhe problematike me shpejtësi 16-25m/s. Intensiteti i erës bies në pjesën e dytë të ditës dhe shpejtësi 1-12m/s. Valëzimi në dete i lartë i forcës 5-7 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 13/24 | Re shi |
Kukës | 11/20 | Diell re shi |
Lezhë | 13/20 | Re shi |
Dibër | 8/18 | Diell re shi |
Durrës | 16/24 | Diell re shi |
Tiranë | 16/25 | Diell re shi |
Elbasan | 15/23 | Diell re shi |
Berat | 17/24 | Diell re shi |
Vlorë | 16/23 | Diell re shi |
Korçë | 9/18 | Diell re shi |
Gjirokastër | 12/19 | Diell re shi |
Sarandë | 14/22 | Diell re shi |