Parashikimi i motit, e premte, 31 maj 2024

Squirrel hiding in the rain under a large mushroom.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh vranësirash në shtim nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore veri-verilindje. Këto vranësira  do të pasohen nga reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër kryesisht në majat e maleve. Nga orët e pasdites reshjet e shiut izolohen në skajin veriperëndimor të territorit. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 12-14m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër19/27Re shi diell
Kukës15/27Re shi diell
Lezhë18/27Re shi diell
Dibër12/26Re shi diell
Durrës12/30Diell re
Tiranë18/29Diell re
Elbasan15/28Diell re
Berat15/30Diell re
Vlorë16/27Diell re
Korçë11/24Diell re
Gjirokastër12/28Diell re
Sarandë16/28Diell re
A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.