Parashikimi i motit, e premte, 4 tetor 2024

Squirrel hiding in the rain under a large mushroom.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të kalimi të një fronti të ftohtë atmosferik.

Moti parashikohet me vranësira të dendura si dhe reshje shiu në të gjithë territorin me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Në orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e pasdites përgjatë ultësirës perëndimore si dhe zonën e verilindjes reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.

Këto reshje pritet të jenë problematike për zonat urbane si rreshje të rrëmbyeshme për një periudhë të shkurtër kohore. Pas orëve të pasdites itensiteti i reshjeve bie në të gjithë territorin dhe bëhen të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave. Mjegull / mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e rrebesheve dhe stuhive.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje intensive me shpejtësi mesatare 4-12 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era tepër intensive dhe shpejtësi 14-24 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 5-7 ballë. Pas orëve të mesditës era humbet intensitet me shpejtësi mesatare 2-10m/s.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër18/22Re shi
Kukës15/20Re shi
Lezhë16/22Re shi
Dibër13/19Re shi
Durrës20/23Re shi
Tiranë21/24Re shi
Elbasan18/23Re shi
Berat20/24Re shi
Vlorë21/23Re shi
Korçë13/20Re shi
Gjirokastër16/23Re shi
Sarandë19/23Re shi
A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.