Parashikimi i motit, e premte, 6 dhjetor 2024

sh5

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me kthjellime (diell) kryesisht përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht Ultësirës Perëndimore. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht mesatar. Nga orët e para të mëngjesit  deri pasdite reshjet e shiut do të jenë të përqendruara në veri të vendit me intensitet të ulët dhe lokalisht reshje në formë shtrëngatash me shkarkesa elektrike e breshër ndërsa pjesa tjetër e vendit parashikohet të ketë reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Pas orëve të mbrëmjes reshjet e shiut parashikohet të rifitojnë sërish intensitet dhe të shpërndahen në të gjithë territorin.  Reshje dëbore me intensitet të ulët në majat e maleve në veri-verilindje të vendit.

Era parashikohet të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 2-9 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare si dhe zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 12-17 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër6/12Diell re shi
Kukës4/7Re shi borë
Lezhë5/12Diell re shi
Dibër4/6Re shi borë
Durrës8/17Diell re shi
Tiranë9/16Diell re shi
Elbasan6/14Diell re shi
Berat9/17Diell re shi
Vlorë10/16Diell re shi
Korçë4/7Re shi borë
Gjirokastër5/15Diell re
Sarandë10/17Diell re
A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.