Parashikimi i motit, e premte, 8 mars 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura por me këto të fundit më tepër të theksuara në relievet malore në lindje. Mjegull / mjegullinë në orët e para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës fiton shpejtësi deri 8m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 4/16 | Diell re |
Kukës | 3/13 | Diell re |
Lezhë | 5/15 | Diell re |
Dibër | -1/13 | Diell re |
Durrës | 5/15 | Diell re |
Tiranë | 5/16 | Diell re |
Elbasan | 4/15 | Diell re |
Berat | 4/17 | Diell re |
Vlorë | 3/15 | Diell re |
Korçë | -2/10 | Diell re |
Gjirokastër | 2/15 | Diell re |
Sarandë | 7/16 | Diell re |