Parashikimi i motit, e shtunë, 14 dhjetor 2024

sh14

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e jugut reshjet parashikohet të jenë në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe relievet malore në verilindje dhe juglindje në lartësitë mbi 1000-1200 metër, parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët. Mjegull e dendur lokale / mjegullinë  kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 4 – 12 m/sek, me rrahje era me shpejtësi 14-18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë. Pas orëve të pasdites intensiteti i erës bie me shpejtësi 1-7 m/s dhe valëzim në dete të forcës 1-2.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër5/9Re shi
Kukës4/6Re shi
Lezhë6/8Re shi
Dibër3/6Re shi
Durrës8/14Re shi
Tiranë7/13Re shi
Elbasan5/10Re shi
Berat6/12Re shi
Vlorë8/12Re shi
Korçë1/5Re shi
Gjirokastër5/12Re shi
Sarandë6/14Re shi
A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.