Parashikimi i motit, e shtunë, 16 dhjetor 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë veriore.
Moti parashikohet alternime vranësirash si dhe intervale kthjellimesh. Vranësirat do të pasohen me reshje të dobëta shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër në verilindje dhe juglindje do të shoqërohen me reshje shiu dhe dëbore me intensitet të ulët. Mjegull e dendur / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 3-11m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 13-21m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 2/8 | Diell re |
Kukës | -1/0 | Diell re shi/borë |
Lezhë | 7/10 | Diell re |
Dibër | 1/3 | Diell re shi/borë |
Durrës | 8/12 | Diell re |
Tiranë | 8/12 | Diell re |
Elbasan | 7/10 | Diell re |
Berat | 7/13 | Diell re |
Vlorë | 7/11 | Diell re |
Korçë | -1/2 | Re shi/borë |
Gjirokastër | 5/10 | Diell re |
Sarandë | 8/12 | Diell re |